E Diel, 1 Nëntor 2026

Petroviç: Pres marrëveshje konkrete më 2 prill

“Dua të besoj që ky raund i bisedimeve, do të jetë mundësi për nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila do të ketë rëndësi të shumfishtë” tha Petroviç, në intervistën ekskluzive për programin në gjuhën serbe të Radio Kosovës.

Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviç tha se pret që më 2 prill të arrihen “pajtime konkrete në letër”, në dialogun ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.

“Dua të besoj që ky raund i bisedimeve, do të jetë mundësi për nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila do të ketë rëndësi të shumfishtë” tha Petroviç, në intervistën ekskluzive për programin në gjuhën serbe të Radio Kosovës.

Rrethi i tetë i takimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë mundësia e fundit për arritjen e zgjidhjeve të përbashkëta, vlerëson zëvndëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviç.

Si pjesëmarrës i bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar në Bruksel, ai beson se dy kryeministrat mund të arrijnë pajtim konkret në procesin e bisedimeve.

“Dua të besoj që në këtë rreth të bisedimeve, për të cilin mendoj se mund të jetë mundësia e fundit për zgjidhje të përbashkëta, do të jetë mundësi për nënshkrimin e një marrëveshjeje me rëndësi të shumfishtë”, tha Petroviç.

Ai tha se ka shumë palë të interesuara për këtë proces dhe të cilat duan që ky process të ketë sukses.

“Ky është proces me interes të përgjithshëm dhe në të nuk ka fitues apo humbës. Fitues do të jenë qytetarët”, tha Petroviç.

Sipas tij, pas arritjes së marrëveshjes do të punohet në zbatimin e saj, përfshirë edhe shpalljen e zgjedhjeve në veri të Kosovës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›