Mbi 1,5 milion francezë kundër gey martesave

Rreth 1.4 milionë njerëz kanë pushtuar dje kryeqytetin francez për të protestuar kundër martesave gay. Këtë shifër e kanë raportuar organizatorët e protestës, ndërsa sipas të dhënave të policisë së Parisit kanë qenë 300 mijë njerëz.
Sipas mediave, shumë njerëz kanë udhëtuar drejt Francës vetëm për të marrë pjesë në protestë. Protesta ka kaluar pa incidente, edhe pse situata është tensionuar disi kur policia ka hedhur bomba lotsjellëse kundër një grupi që tentoi të depërtonte në Champs Elysee, zonë kjo e cilësuar e “e paprekshme” nga prefektura e Parisit. Kjo është e disata herë që francezët protestojnë kundër miratimit të ligjit për martesat midis homoseksualëve./Indeksonline/