E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen moren peng dy femije italiane

Policia e Vlorës ka bërë të mundur lirimin nga pengmarrja të dy fëmijëve italianë, të cilët mbaheshin nga dy vëllezërit Kacaj, që kishin ndërmarrë këtë formë për të detyruar nënën e tyre të prostituonte.

Shtetasja italiane me iniciale V.P, bëri një kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës, me pretendimin se dy muaj më parë, ndërsa ndodhej për pushime në në këtë qytet me dy fëmijët e saj, dy djem përkatësisht 10 dhe 7 vjeç, një i njohur i saj i mori peng të vegjëlit, duke e detyruar gruan të prostituonte.

Në prangat e policisë përfunduan shtetasit Altin dhe Besmir Kacaj, ndërsa fëmijët iu dorëzuan nënës së tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›