Arrestohen në Hollandë e Itali 3 shqiptarë
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, bënë të ditur sot se Interpol Tirana, në bashkëpunim me strukturat homologe në Itali dhe Holandë, mundësuan arrestimin e 3 shqiptareve mbi te cilet rendon akuza e "vrasjes".
TIRANË-Tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për "vrasje", u arrestuan në Hollandë dhe Itali, për t'u ekstraduar së afërmi drejt Shqipërisë.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshëme të Policisë së Shtetit, bënë të ditur të premten se, Zyra Qendrore e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me strukturat homologe në Itali dhe Holandë, mundësuan arrestimin e shtetasve Fredi dhe Sokol Aliaj, përkatësisht nga 28 vjeç, si dhe Alban Lika i njohur me emrin Lin Gjekaj, 35 vjeç, të dënuar më parë për veprat penale të "vrasjes".
Sipas këtyre burimeve, shtetasi Fredi Aliaj nga Fieri, u arrestua në Holandë, pasi me vendim të Gjykatës, datë 7.05.2007, është dënuar me 23 vjet heqje lirie për vrasjen e shtetasit Robert Mitro.
Edhe shtetasi Sokol Aliaj nga Fieri u arrestua në Holandë, pasi me vendim të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, datë 1.11.2007, është dënuar me 20 vjet heqje lirie për veprën penale të "vrasjes në rrethana të cilësuara"
Gjithashtu, dje u arrestua në Itali, për t'u ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Alban Lika (Lin Gjekaj), 35 vjec, nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim të datës 22.06.2000, është dënuar me 17 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës për veprën penale të "vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje".
Ky shtetas, në datën 7.05.1999, ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, shtetasin Tonin Deda.
Të tre personat pritet që së afërmi të ekstradohen në Shqipëri për të kryer dënimet përkatëse.
(d.b/BalkanWeb)