E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga 24 anetareve te trafikut te droges

Gjate nje operacioni te "Guardia di Finanza" kryesisht ne Kalabri dhe rajonet e tjera te Italisë, kane perfunduar ne pranga 24 persona qe benin pjesë në nje organizate qe drejtonte trafiku e droges qe vinte nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun italian dhe europian. (UPDATE)

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, organizata kishte si pjesetare italiane, shqiptare dhe rumune që vepronin ne kontakt te ngushtë me mafian vendase.

Në krye të grupit, sipas akuzës, ishte Saverio Magliaro, 58 vjec, i cili sipas burimeve mediatike italiane kishte ndërtuar një raport ekskluziviteti në furnizimin e substancave narkotike që vinin nga Shqipëria dhe kryesisht nga Shkodra.

ANSA duke ju referuar policise italiane publikon se, 10 prej atyre qe u eshte prere fleta e arrestit nga prokuroret italiane jane shqiptare.

Gjithashtu si persona te cilet kishin influencen me te madhe te ketij trafiku ishin vellezerit Smalji nga Shkodra.

Policia italiane ka bërë të ditur se qendra e përpunimit të drogës që vinte nga Shqipëria ishte në Altomonte, ku jane zbuluar disa apartamente ku grumbullohej dhe përpunohej droga përpara se të dilte në tregun italian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›