E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eagle Mobile”, shpall fituesit e paketës rini-ring

Nga Besian Ajazi
“Eagle Mobile” ka shpallur 67 fitues të cilët do të përfitojnë 670 orë falas dhe 670 abonentë të tjerë do të çerfitojnë 6700 mesazhe falas. Drejtori i shitjeve Kerem premtoi se revolucioni në tregun shqiptar do të vazhdojë. 

TIRANE- “Eagle Mobile”, vazhdon të suprizojë abonentët e saj. Së fundi kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri u dha mundësi 67 abonentëve rin-iring të fitojnë nga 670 orë falas secili dhe 670 abonentëve të tjerë po rini-ring të fitojnë dhe të dërgojnë brenda muajit të ardhshëm 6700 mesazhe falas secili brenda këtij grupi. Gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit i cili përcaktoi edhe numrat fitues të kësaj llotarie, drejtori i shitjeve të “Eagle Mobile”, Ymer Kerem tha se ”brenda një kohe të shkurtër komapania jonë ka arritur të ketë 150 mijë abonentë dhe të ofrojë shumë shërbime për ta”. Tashmë mbulojmë 100 për qind të territorit të vendit vijoi Kerem. Kemi ndryshuar tregun e telekomunikacionit dhe revolucioni ynë do të vazhdojë-përfnundoi drejtori Ymer Kerem. Mëse 6000 abonentë të paketës rini-ring u bënë pjesë e kësaj fushate duke dërguar një mesazh që kushton vetëm 1 lek. Fushata zgjati mes datave 1-30 tetor dhe përzgjedhja u krye në një ceremoni të hapur për median dhe nën mbikqyrjen e noterit në një prej dyqaneve të “Eagle Mobile” në Tiranë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›