Bumçi Shfajësohet: Dokumenti i opozitës i falsifikuar
Deputeti i PD, Aldo Bumçi mohoi t’i kete drejtuar nje shkresë djalit te kryeministrit, Shkelzen Berishes ku jepej informacion për Gërdecin. Reagimi i Bumcit erdhi një ditë pas akuzave të drejtuara nga socialistët
TIRANE-Ish-ministri i Drejtesise njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike, Aldo Bumci mohoi t’i kete drejtuar nje shkresë djalit te kryeministrit, Shkelzen Berishes ku jepej informacion për Gërdecin. Bumci deklaroi ne pergjegjësine e tij personale se dokumenti i propozuar nga opozita është falsifikuar duke renditur nder arsyet kaligrafine dhe diferencen e ditës kur është derguar ky informacion. Sipas Bumcit kjo është dëshmi e interesit për të manipuluar hetimin e cështjes se Gërdecit.
Në një konferencë për shtyp sot në Kryesinë e Kuvendit, deputeti i PD, Aldo Bumçi, e konsideroi të falsifikuar dokumentin e pretenduar nga opozita se ai i ka drejtuar z. Shkëlzen Berisha, gjatë kohës kur ishte Ministër i Drejtësisë.
“Gjatë kohës që kam shërbyer në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, i jam drejtuar vetëm institucioneve shtetërore dhe në asnjë rast personave privatë", duke shtuar se, "as vetë, as nëpërmjet ndonjë vartësi nuk kam dërguar shkresë drejtuar z. Shkëlzen Berisha”.
Sipas tij, “çdo shkrim me dokumentin e pretenduar është i falsifikuar dhe nuk i është Ministrit të Drejtësisë , gjë që vërtetohet shumë thjesht nga verifikimi i kaligrafisë, dhe se në Arshivën e Ministrisë së Drejtësisë nuk gjendet asnjë dokumenet që të përmbajë shënimin në fjalë”.
Reagimi i Bumcit erdhi një ditë pas akuzave të drejtuara nga socialistët. Dje, gjatë seancës parlamentare, deputetët e PS, Erion Braçe dhe Taulant Balla, akuzuan ish- ministrin Aldo Bumçi se ka firmosur dhe përcjellë shkresa për z. Shkëlzen Berisha.
(d.b/BalkanWeb)