E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen në Kosovë dy serb për vrasje në Beograd

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Filip Vilotijeviq (25) dhe Vukashin Smilaniq (20) të dyshuar për vrasjen e një vajze në Beograd.

Ata dyshohet se para një jave ishin pjesëmarrës në shkëmbim zjarri në një restorant në Beograd, me ç’rast kishin vrarë pa dashje 29 vjeçaren, transmeton “Blic”.

Organet e drejtësisë së Serbi kishin lëshuar fletarrest për këta dy të dyshuar që njiheshin edhe më herët si persona të dhunshëm, ndërkaq policia kosovare i ka arrestuar ata të dielën në mbrëmje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›