E Diel, 1 Nëntor 2026

Kocijançiq: S’ka normalizim pa zbatim të Marrëveshjes

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiç, ka thënë se në takimin e radhës Thaçi – Daçiq presin dialog për hapat konkretë, të cilat duhet të ndërmerren që marrëveshja të zbatohet sa më shpejt.

Dy takime të nivelit të grupeve të punës kushtuar zbatimit të marrëveshjes, të cilat u mbajtën në ndërkohë, kaluan pa marrëveshje për zbatim, edhe pse shefi i ekipit të ekspertëve të Beogradit, Dejan Paviçeviq, deklaroi se gjatë bisedimeve muajin e kaluar është arritur përafrimi i qëndrimeve lidhur me energjetikën dhe telekomunikimet.

”Zbatimi i marrëveshjes është me rëndësi kyç për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Kocijançiç, dhe përkujtoi se kjo është e rëndësishme edhe për shkak të kushtit që Këshilli i Evropës ia vendosi Serbisë që sivjet të fillojnë negociatat për integrim në BE. Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, nesër pasdite do të takohen në kabinetin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, për të biseduar për zbatimin e marrëveshjes, e cila muajin e kaluar u përafrua./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›