E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen një zyrtar i ATK-së dhe një kontabilist privat

Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsione njofton se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë hetimit të një rasti ka arrestuar dy persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Gjatë procedurës hetimore janë mbledhur dëshmi materiale si rezultat i të cilave policia ka arrestuar të dyshuarit N. B., i lindur 1975 (zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës), F. S., i lindur 1984 (kontabilist në një firmë private)

Nga të gjeturat e procesit hetimor rezulton se të dyshuarit gjatë vizitës që i kanë bërë bizneseve në emër të kontrollit nga ATK-ja, bizneset i kanë detyruar duke u bërë shantazh në mënyra të ndryshme që ta marrin kontabilistin e caktuar për rregullimin e dokumentacionit, si dhe kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet për të përfunduar kontrollin gjoja në favor të tyre.

Me vendim të prokurorit kompetent, personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›