Arrestohen për korrupsion 7 zyrtarë në Vlorë
Shtatë persona janë arrestuar dhe 21 të tjerë janë në hetim për abuzim me detyrën në Vlorë.
Mësohet se operacioni i policisë në bashkëpunim me task-forcën antikorrupsion ka vënë në pranga 7 zyrtarë të institucioneve të ndryshme të Vlorës.
Sipas policisë së Vlorës, të arrestuarit janë:
Ilirian Selmanaj, kreu i Kryqit të Kuq të Vlorës
Gjergji Dhiamanti, sekretar i Kryqit të Kuq
Limoz Alia, administrator dhe instruktor autoshkolle
Xhevahir Basha, ish-kryerar i komisionit për pajisje me patenta
Altin Demiri, instruktor autoshkolle
Kleanthi Peçi, përgjegjës i Tatim-Taksave
Gjithashtu, nën hetim mësohet se janë edhe 19 mjekë, të cilët dyshohet se lëshonin vërtetime shëndetësore false.
vijon