Plumba te Kryqi i Kuq, nisin hetimet
Tre plumba janë gjetur në ambientet e Kryqit të Kuq në Tiranë ditën e djeshme.
Plumbat e pashpërthyer janë gjetur nga punonjësit e shoqatës humanitare në oborrin e brendshëm të ndërtesës.
Një gjë e tillë e pazakontë i ka alarmuar punonjësit e Kryqit të Kuq, të cilët i kanë dërguar plumbat në laboratorin kriminalistik për ekzaminim.
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë. / G.N.