E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza per te dhenat personale

E hene 09 Prill 2012 1603 KOMISIONI I INTEGRIMITOpozita akuzoi institucionin per mbrojtjen e te dhenave personale se ka perdorur standarde te dyfishta ne zbatimin e ligjit. Taulant Balla iu referua rastit kur kandidati per kryetar Bashkie Lulzim Basha nuk u penalizua edhe pse sipas tij kishte perdorur te dhenat personale te shtetasve duke derguar sms urimi gjate fushates elektorale. Ndersa deputetja Albana Vokshi ngriti shqetesimin se media kishte keqperdorur te dhenat e saj personale por reagimi i komisioneres ishte se nuk kishte asnje denoncim. Kryetari i Komisionit Ditmir Bushati megjithe voten pro ndryshimeve ne ligj tha se mbetej dyshues ne zbatimin e tij. Nje nder amendimet thelbesore eshte 10-fishimi i gjobave per subjektet qe keqperdorin te dhenat personale.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›