Arrestohen per vrasje dy vellezer nga Korca
Dy vellezer te dyshuar per vrasje jane arrestuar diten e sotme nga policia e Korces. Burime nga policia bejne me dije se jane arrestuar dy vellezerit Teo dhe Aurel Ramo perkatesisht 23 dhe 22-vjec per te cilet Gjykata e Korces ka caktuar masen e sigurise arrest ne burg si te dyshuar per vrasjen e 30-vjecarit Erzen Methasa. Ngjarja e rende ka ndodhur ne 15 maj te vitit 2012 ne fshatin Eani Kozane te Greqise ku ne nje grindje per motive te dobeta midis dy grupe te rinjsh shqiptare ku kane qene te perfshire edhe dy vellezerit keta te fundit dyshohen se kane qelluar me mjete te mprehta 30-vjecarin Erzen Methasa i cili ka nderruar jete.