Durres 3 persona ne pranga falsifikonin pasaportat
Jane arrestuar tre persona ndersa dy te tjere jane nen hetim ne gjendje te lire pasi akuzohen per presion ndaj zyrtareve shteteror me qellim falsifikimin e pasaportave biometrike. Burime nga policia bejne me dije se gjate operacionit te koduar Kalimi jane arrestuar shtetasit Tefik Shehu 22-vjec banues ne Durres Ismet Rrahmani 31-vjec banues ne Peje te Kosoves dhe Genc Kodra 26-vjec banues ne Durres si dhe ka nisur procedim penal ne gjendje te lire per dy te rinj me inicialet D.Sh. 19-vjec dhe O.D. 19-vjec. Sipas policise keta persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohet te kene ushtruar ndikim te paligjshem prane punonjesve te strukturave te aplikimit e pajisjes me pasaporte. Sipas hetimeve qellimi ka qene pajisja me pasaporta biometrike e shtetasve kosovare. Policia ka sekuestruar dhe 1.200 Euro nje automjeti tip B.M.V.me targa CN 740 FZ dhe 4 aparate telefonike celulare. Por dy 19-vjecaret e arrestuar vec presionit ndaj zyrtareve akuzohen edhe per te falsifikimit te monedhave.