E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen supermashtruesitvodhën rreth 140 mijë euro

TIRANE- Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kanë mashtruar disa persona, duke u vjedhur shuma të konsiderueshme parash. Bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 120 mijë euro, 18 mijë dollarë e 3 milionë lekësh. Arrestimi i parë është bërë në adresë të shtetasve Suela dhe Armand Çika, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç, të cilët kanë arritur t’u zhvasin 99 mijë euro, 18 mijë dollarë e 3 milionë lekë disa shtetasve.

Shuma e parave është marrë nga dy të arrestuarit me anë gë mashtrimit. Sikur bën me dije policia e shtetit, ata u kishin premtuar “viktimave” të mashtrimit se do të zgjeronin biznesin në fushën e lënies së makinave me qira.

Arrestimi i dytë është kryer në rrugën “Ali Demi”, ndaj shtetasit Eljon Seitaj. Shkak për këtë, është bërë denoncimi i Artan Lamajt, i cili ka denoncuar se Seitaj i kishte marrë pjesë këmbimi me vlerë mbi 10 mijë euro, dhe më pas nuk i ka likuiduar.

Ndërkaq, shtetasi tjetër i arrestuar është siçiliani Prospero Albelice, 60 vjeç, i cili i ka marrë me anë të shpërdorimit të besimit shumën e 12.000 euro, shtetasit Apollon Ismail Ruben. Pasi janë kryer veprimet proceduriale, dosjet i kanë kaluar për hetim prokurorisë
(ln/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›