E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje midis dy familjeve, dy të plagosur me armë

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në rrugën “Vangjel Noti” në kryeqytet, ku ka pasur një zënë midis familjeve Xheja dhe Zani.

Pas përplasjes midis tyre, shtetasi Eduart Xheja, ka marrë një armë gjysmë automatike model 54, dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të familjes tjetër, duke lënë të plagosur shtetasit Bekim Zani 47-vjeç dhe Lefter Zani 28-vjeç, banues në Rrugën “Vangjel Noti” në Tiranë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e këtij konflikti, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Eduard Xheja, 29-vjeç, lindur ne Elbasan dhe banues në Tiranë, të cilit ju gjend dhe kap arma e krimit, e cila u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale.

Është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e para procedurale si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur e administruar provat, si dhe duke shoqëruar dhe pyetur persona të tjerë që kanë dijeni rreth konfliktit. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intensivisht në drejtim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj. /Start/

                                                                                             2012-06-07 08:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›