E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke gjen 238 kg drogë, vinte nga Lazarati

Të tjera rreth shkrimit Dje u kapen 400 kg ne Sarande JANINE- Një sasi prej  238 kg marijuanë me origjinë nga Lazarati ështe kapur nga policia greke në afërsi të Janinës. Droga dyshohet se vinte nga Lazarati. Sasia e bimës narkotike e paketuar në 8 canta të mëdha është zbuluar e braktisur brenda disa shkurreve pranë fshatit Grimadhë gjatë nje kontrolli të zakonshëm të policisë greke në zonë rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm.

Forcat greke të policisë kanë nisur aksionin për zbulimin e autorëve. Në dijeni janë vënë dhe homologët e Gjirokastrës të cilët kanë nisur hetimin për këtë rast.
Sasia e konsiderueshme e marijuanës dyshohet se ka kaluar orët e para të mëngjesit nga Kakavija drejt kufirit grek nën hundën e policisë kufitare shqiptare. 
(pn/ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›