E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi cakton sot raundin e tretë për Presidentin

Tiranë- Pas dështimit të dy raundeve të para për të zgjedhur përmes konsensusit kreun e ri të shtetit, Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme do të vendosë datën se kur do të mbahet raundi i tretë. Raundi i dytë për kreun e ri të shtetit, më 4 Qershor, ka dështuar në sallën e Kuvendit pasi palët nuk arriten as kësaj herë të propozonin një kandidaturë konsesual.

Kuvendi i Shqipërisë ezauroi pa votim raundin e dytë pasi dy kampët nuk kanë rënë dakort për një emër të dakordësuar mes tyre siç e përcakton Kushtetuta. Sipas Kushtetutës tre raundet e para mund të quhen të ezauruara nëse palët nuk sjellin asnjë kandidaturë konsensuale. Komisioni i Ligjëve pas mbledhjes së sotme i dërgojë raportin e tij Kuvendit pa asnjë kandaturë, teksa opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e Ligjeve.

Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli tha në seancën disa minutëshe se raundi i dytë ezaurohet pasi nuk ka asnjë kandidat teksa njoftoi se pas pak do të mblidhet konferenca e kryetarëve për të caktuar raundin e tretë. Kjo e fundit vendosi se do të jetë seanca e së enjtës e Kuvendit që do të përcaktojë datën e raundit të tretë për presidentit. Mësohet se PS ka kërkuar që votimi të kryhet ditën e djelë, kurse mazhoranca ditën e premte. Nëse dështon edhe raundi i tretë, ai i katërt dhe i pestë hidhet në votim me kandidatë të propozuar nga palët dhe nëse sërish dështon vendi shkon brenda 60 ditëve në zgjedhje të parakohshme.

Mazhoranca vijon të mbështesë kandidaturen e dakordësuar me aleatët e saj, Xhezair Zaganjorin, teksa opozita e cilëson të njëanshme duke mos i dhënë konsensusin. Teksa sot në Tiranë ndodhet edhe drejtori i Zgjerimit në BE, Stefano Sannino.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›