Arrestohen te dyshuarit e Duisburgut
Autoritetet gjermane dhe ato italiane kane vene ne pranga 4 persona qe dyshohen te kene lidhje me vrasjet ne qytetin gjerman te Duisburgut. 6 italiane, qe i perkisnin mafies kalabreze, Ndrangheta, u vrane jashte nje restoranti ne kete qytet, ne muajin gusht. Dy prej te dyshuarve u arrestuan ne rajonin e Vestfalise, ne Gjermani, ndersa dy te tjeret ne Kalabri. Policia eshte ne kerkim te nje personi te peste, qe dyshohet se ka lidhje me vrasjet. Autoritetet e dy vendeve besojne se vrasjet ishin pjese e konflikteve mes familjeve mafioze ne Kalabri dhe e cilesojne ngjarjen si hakmarrje mes dy klaneve. Dy te dyshuarit e pare u arrestuan ne qytezen e vogel italiane te San Lukes, e cila ka qene prej vitesh kryeqendra e klaneve rivale te Ndranghetas. Qyteti eshte shnderruar ne nje skene vrasjesh mafioze per me shume se nje dekade. Ndrangheta, e cila eshte famekeqe per hakmarrjet mes klaneve, besohet se kontrollon trafikun e kokaines ne pjese te ndryshme te Evropes.