Skllaveri moderne
Nje cift milioneresh njujorkeze ka shume mundesi qe te kalojne pjesen tjeter te jetes ne burg, per shkak te keqtrajtimit te kryer ndaj dy sherbetoreve te tyre. Mahender dhe Varsha Sabhnani u denuan nga gjykata amerikane me 40 vjet heqje lirie, per shkak te torturave psikologjike dhe fizike qe kishin kryer ndaj dy grave indoneziane qe punonin ne shtepine e tyre ne Muttontown. Juria i shpalli fajtore per te 12-te akuzat e paraqitura nga prokurori, ndersa gjykatesi pritet vetem te konfirmoje denimin prej 40 vjetesh burg.
Viktimat e kesaj historie te trishte jane dy gra indoneziane, Samirah dhe Enung, respektivisht 51 dhe 47 vjece, te cilat cifti Sabhani u kishte premtuar nje rroge prej 200 dollaresh ne muaj, ne kembim te punes se tyre ne shtepi. Por ne vitin 2002, me te mberritur ne Nju Jork, dy grate u sekuestruan nga cifti milioner. Burre e grua u moren pasaportat e emigranteve, duke i kthyer ato ne skllavet e tyre. Per 5 vjet, dy indonezianet, pervecse punonin me orar te zgjatur (shpesh 18 ore ne dite), rriheshin dhe torturoheshin. Cifti i detyronte te hanin sasi te medha speci djeges dhe shpesh i digjnin me uje te nxehte. Tmerri perfundoi vetem ne muajin maj, kur njera prej dy grave, Samirah arriti te arratiset nga shtepia e ciftit Sabhani, dhe u gjet ne rruge e plagosur nga disa agjente te policise njujorkeze. Ajo u dergua menjehere ne spital, ku u kurua per plaget e shumta qe kishte marre gjate torturave. Vetem pak ore me pas, policia hyri ne shtepine Sabhani, ku gjeti dhe sherbyesen tjeter Enung, e cila ishte fshehur ne nje dollap. Burre e grua perfunduan ne qelite e paraburgimit, ku kaluan tre muaj perpara se te liroheshin me kusht. Per te rifituar lirine e parakohshme, cifti i pagoi 4.5 milione dollare gjykates, dhe 10 mije dollare ne dite agjenteve e policise qe i ruanin gjate periudhes se arrestit shtepiak. Gjate gjyqit, akuza e quajti kete ngjarje nje shembull tipik te skllaverise moderne. Por avokati i familjes Sabhnani, Jeffrey Hoffman, tha se do ta coje ceshtjen ne apel, duke parashikuar nje denim me te lehte per ciftin milioner, i cili ka ndertuar nje perandori te vogel fale tregtise nderkombetare te parfumeve. Sipas Hoffman, dy indonezianet kane sajuar te gjithe historine, e madje kane inskenuar edhe arratisjen nga shtepia Sabhani, per te gjetur nje pune me fitimprurese. Avokati tha se sherbyeset i kishin shkaktuar vete plaget ne trup, pasi kryenin rite fetare te cuditshme indoneziane.