E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba babagjyshit

Duket se as ne prag festash nuk ndalet dhuna ne Brazil. Kesaj here, objektiv i saj ka qene vete babagjyshi i Krishtlindjeve. Nje aktor i veshur si Santa Klaus eshte qelluar me arme nga disa trafikante droge. Babagjyshi ndodhej ne nje helikopter, mbushur plot me dhurata per femijet e nje lagje te varfer ne Rio de Zhanero. Por gabimisht piloti tentoi te ulet ne nje zone pak me larg, Vila do Joao, lagje kjo qe kontrollohet nga trafikante te lendeve narkotike. E ndersa babagjyshi bashke me sliten e tij po pergatitej te bente zbritjen e tij spektakolare per vogelushet, pa e ditur se cfare e priste, trafikantet kur pane mjetin e dyshimte fluturues qe po ulej, nisen menjehere qe qellojne kunder helikopterit me arme zjarri. Vetem ne ate moment, piloti e kuptoi gabimin dhe u ngrit me shpejtesi ne ajer, per t’u larguar menjehere nga zona. Fatmiresisht askush nuk u lendua nga kjo ngjarje. Dhe vec kesaj, babagjyshi edhe pse i trembur, vendosi ta coje deri ne fund misionin e tij, duke i dorezuar dhuratat tek femijet. Dhuratat ishin sponsorizuar nga institucione te ndryshme bamirese, te cilat kishin paguar aktorin te vishej si babagjysh dhe bashke me sliten t’u bente nje surprize te kendshme vogelusheve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›