E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaret turq hyjne ne Irak

Lideri i kurdeve irakiane ka refuzuar te takohet me sekretaren amerikane te shtetit, Kondolesa Rais, e cila zhvilloi dje nje vizite ne Irak. Presidenti rajonal kurd, Massoud Barzani, ishte planifikuar te takohej me Rais, ne Bagdad, por refuzoi te marre pjese ne takim, per shkak te asaj qe ai e quajti toleranca amerikane ndaj sulmeve turke ne Irak. Zyrtaret kurde e kane cilesuar te papranueshme qe Uashingtoni ka autorizuar Ankarane te bombardoje fshatrat kurde. Nderkohe, po dje, rreth 300 ushtare turk kaluan kufirin irakian gjate nje inkursioni ne zonen e quajtur Seeda Kan, ne trekendeshin mes Irakut, Iranit dhe Turqise. Ky inkursion besohet se perben dislokimin me te madh te trupave turke, qekur parlamenti votoi ne muajin tetor per te lejuar operacionet ushtarake pertej kufirit. Sipas zyrtareve kurde, ushtaret u futen rreth 3 km ne brendesi te Irakut, por u terhoqen brenda 24 oresh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›