E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen të rinjtë pse u sollën çadra minatorëve që janë ngujuar në Tiranë

Dy të rinj, aktivistë të Kuvendit Rinor të Shqipërisë janë ndaluar nga policia për shkak se u sollën çadra minatorëve, që po qëndrojnë në Tiranë në pritje të një përgjigje nga qeveritarët për kërkesat e tyre. Tentativa e minatorëve për të ngritur një tendë ka hasur në kundërshtimin e policisë.

300 minatorët janë ende në pritje, ndërsa forca të shumta policie janë pranë tyre. Minatorët kanë kërkuar të rishikohet statusi i minatorit, një premtim që Ilir Meta e Sali Berisha ua kanë bërë atyre, por nuk e kanë mbajtur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›