FOTO LAJM: Kur Meta hynte 800 metra nën tokë
Kjo është një foto e shkrepur në orën 19:55, më 31 mars 2009. Ilir Meta, kryetari i LSI, hynte poshtë 800 metra në një galeri për të takuar minatorët, të cilët sot një zyrtar i partisë së tij, Ministër Ekonomie, nuk u hodhi sytë. Atëherë Meta u premtonte statusin e Minatorit dhe uljen e moshës së pensionit, menjëherë sapo të fitonte zgjedhjet.
Qeveria nuk ka bërë asgjë për Statusin e Minatorit dhe ka lënë minatorët të punojnë në kushte tepër të rënda pune. Qeveria ngulmon të thotë se nuk ka krizë ekonomike, kur e di shumë mirë që industria e mineraleve është në kolaps dhe vendet e punës çdo ditë po mbyllen nëpër miniera. LSI angazhohet jo vetëm që ju të mos humbisni vendet e punës, por që të investojë shumë më tepër që shfrytëzimi i burimeve minerale të krijojë qindra vende të reja pune dhe punësim dinjitoz për të gjithë banorët në këtë zonë të varfër. Ky është angazhimi ynë i palëkundur. LSI angazhohet që së bashku me ju të diskutojë Statusin e Minatorit dhe mbasi të kemi rënë dakord, ta votojmë në Parlament. Në qeverisjen e LSI pas fitores në 28 Qershor, mosha e pensionit për minatorët do të ulet, deklaronte Meta atëherë.
