E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiq: Serbia, e vogël për të shantazhuar Gjermaninë

Nënkryetari i qeverisë serbe dhe ministër i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se Gjermania do të marrë vendim të pavarur se a do të përkrahë dhënien e datës Serrbisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, kurse Beogradi duhet ta kryejë pjesën e vet të punës dhe të përmbushë atë që mundet dhe që është reale.

Në një deklaratë dhënë TV Prva, pas arritjes nga vizita në Gjermani, ai tha se Serbia është vend i vogël dhe pa fuqi të mjaftueshme për të shantazhuar Gjermaninë, e cila do të marrë vendim të pavarur. “Mendoj që kemi shanse të mira”, vlerësoi ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›