E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen tre shqiptare nen akuze per 11 vjedhje



ATHINE - Ne pranga kane rene tre emigrante shqiptare mesditen e djeshme pasi kishin kryer nje sere vjedhjesh neper shtepi ne zonen Koropi te Atikise. Tre emigrantet shqiptare te moshes respektivisht dy 18-vjecare dhe nje 20 vjec akuzohen se kane kryer gjithsej 11 vjedhje ne banesa ne zonen Koropi disa kilometra larg Athines. Policia beri te mundur arrestimin e tre te rinjve pas nje sere ndjekjesh dhe pergjimesh. Sipas policise ne banesen e tyre u gjeten dhe sekuestruan shume bizhuteri sende elektronike por edhe para qe kishin vjedhur nga banesat. Policia tha se gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e te arrestuarve jane gjetur shume sende te vjedhura si telefone celulare lap-tope USB si dhe sende te tjera me vlere. Tre personat u shoqeruan dje ne Prokurorine e Athines. Mbi ta rendojne akuzat e krijimit te organizates kriminale grabitje te perseritur ne bashkepunim si dhe shkelje e ligjit per te huajt.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›