Arrestohen tre te rinj per vjedhje ne bashkepunim ne Shkoder

Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan në pasditen e sotme tre të rinj, mes të cilëve edhe një minoren, të cilët akuzohen për vepren penale të "vjedhjes në bashkëpunim", ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i konsideruar si pjesë e këtij grupi.
Sipas policisë së Shkodrës, personat e arrestuar janë Arben Gilaj, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Nikoll Ndrevataj, 18 vjeç dhe F. R, 16 vjeç, ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim e 18 vjeçarit Pashk Kurti, që të gjithë banues në lagjen "Tre Heronjt" të qytetit.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur servisin e shtetasit me iniciale L. Gj. Nga ana e policisë u sekuestruan në cilësinë e proves materiale shuma prej 10.000 lekësh si dhe të gjitha materialet e vjedhura tek ky servis.
Një tjetër arrestim, por këtë radhë nga forcat e Komisariatit të Policisë Lezhë, është bërë ndaj një shtetasi të shpallur në kërkim. Burimet zyrtare policore bënë të ditur se në pranga është vënë Bardh Brunga, 22 vjeç, me banim në fshatin Krajen të Komunës Blinisht të rrethit të Lezhës, i dënuar më parë për veprën penale të "armëmbajtjes pa leje".
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet të ketë vjedhur tre kokë bagëti në pronësi të shtetasit me iniciale Z, L, banor i fshatit Krajen.