E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina- EURO 2012

Rreth një vit para fillimit të fazës finale të kampionatit europian në Poloni dhe Ukrainë, agjensia për organizimin e Euro 2012-s në Ukrainë, ka organizuar një seri trajnimesh për të përgatitur punojnësit e industisë së turimizit dhe policisë, që të asistojnë mijrat e turistëve të cilët do të udhëtojnë drejt Ukrainës verën e ardhshme.

Katër qytetet ukrainase që do të presin Euro 2012-n janë Kievi, Donjecku, Kharkivi dhe Lvivi. Stadiumet e Donjeckut dhe Kharkiv janë inaguruar prej kohësh dhe do të përdoren në Euro 2012, ndërsa vazhdojnë punimet në Kiev dhe Lviv, ku pritet që përurimi të bëhet në tetor. Me punën që po vazhdon në terminalin e aeroportit, stadiume dhe hotele, zyrtarët ukrainas kanë besim se do të organizojnë një europian perfekt me ndihmën e fqinjëve nga Polonia.

Qyteti perëndimor I Lvivit ka ndërtuar gjysmën e stadiumit të ri, por duhet ende të rregullojë rrugën prej 80 kilometrash deri në qytetin fqinj të Truskavets, ku do të vendosen ata tifozë që nuk do të gjejnë vend në qytetin e vogël të Lvivit. Të paktën 700 mijë turistë dhe tifozë futbolli priten të zbarkojnë në Ukraninë verën e ardhshme.

UEFA ka kërkuar që në katër qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet të ketë të paktën 51 mijë dhoma hoteli. Sipas komitetit organizativ, deri tani janë në dispozicion vetëm 18.500 dhoma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›