Bode Fale reformave Shqiperia do perfshihet ne vendet e zhvilluara ne 2017-en

Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se Shqipëria, falë reformave ekonomike të ndërmarra, është në rrugën e drejtë për t'u përfshirë në grupin e vendeve të zhvilluara në vitin 2017.
Në fjalën e mbajtur në forumin e biznesit të "Bankës së Zhvillimit dhe Tregtisë e Detit të Zi", në të cilën Shqipëria është ndër vendet themeluese, Bode e vuri theksin tek performanca ekonomike e Shqipërisë në përballimin e krizës globale.
Duke vënë në dukje investimet e qeverisë dhe lehtësimin e barrës fiskale, ai prezantoi para panelit të pjesëmarrësve në forum edhe potencialin turistik të Shqipërisë.
Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB) parashikon të investojë në Shqipëri për 4 vitet e ardhshme 50 deri në 100 milionë euro, në disa sektorë të ekonomisë.
Përfaqësuesi i lartë i kësaj banke, Andreu Kondakov, u shpreh të dielën, se politikat ekonomike të ndërmara nga qeveria shqiptare në mbështetje të biznesit, e nxisin bankën (BSTDB) të jetë e prirur të investojë kapitalin e vet në zhvillimin e infrastrukturës, energjisë, agrobiznesit, etj., në Shqipëri.
Anëtarët e Bankës së Detit të Zi prezantuan Strategjinë, me të cilën Banka do të angazhohet për të mbështetur vendin tonë për vitet 2011-2014.
BSTDB aktualisht po kontribuon në rritjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Portofoli i investimeve të Bankës prej 61,4 milionë euro është mjaft mirë i shpërndarë dhe mbulon investime në prodhim, telekomunikacion, shëndetin publik dhe sektorin financiar. Investimet kryesore të BSTDB-së përfshijnë investimet në kompanitë si Albtelecom (25 milion euro), Kurum International prodhues çeliku (20 milionë euro) dhe Spitali Hygeia në Tiranë (10 milionë euro).
BSTDB ka nënshkruar një linje kredie me Bankën Credins për 6.2 milion USD dhe gjithashtu ka marrë pjesë në dy fonde investimesh për të kryer investime në SME-të shqiptare. Për më tepër, gjatë vitit 2010 BSTDB ka investuar 10 milionë euro në obligacione të qeverisë shqiptare.
Forumi i biznesit BSTDB-Shqipëri u zhvillua në kuadër të 13-të vjetorit të BSTDB në Tiranë, nën kryesinë e Nezir Haldeda, guvernatorit të BSTDB për Shqipërinë dhe zv/ministër i Financave në Shqipëri.