E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne disa Bashkia mbyllet procesi i numerimit

Ka përfunduar numërimi i votave për disa bashki. Në orët e para të mëngjesit është mbyllur numërimi ne Ersekë, Pukë dhe Peqin. Pas tyre procesi u mbyll edhe në Tepelene dhe Rrëshen.

Sipas të dhënave nga qendrat e numërimit, Bashkinë e Peqinit kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Ilir Rrushi ka marrë 2760 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Naim Teqja, ka marrë 908 vota. Fitues në bashkinë e Ersekës rezulton kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Ali Laho, i cili ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “Aleancës për qytetarin” Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.

Në Pukë ka dalë në krye pas përfundimit të numërimit të votave kandidati i “Aleancës për qytetarin” Beqir Arifi, i cili kryeson me 50 vota.
Mbyllja e numërimit në Tepelene ka nxjerrë fitues kandidatin e “Aleancës për të ardhmen” , me 1741 vota, ndërkohë që rivali demokrat ka marrë 750 vota. Në Rreshen fitues ka rezultuar Ndue Kolaj i PS-së me 3214 vota ndaj rivalit demokrat Gjon Dedaj me 2416 vota.

Në Delvinë, përfundon numërimi i votave, shpallet fitues kandidati i PD-së.Në Berat, përfundoi numërimi në komunën Otllak ku fitoi kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së. Ndërsa në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj. Ka përfunduar numërimi i votave për disa bashki. Në orët e para të mëngjesit është mbyllur numërimi ne Ersekë, Pukë dhe Peqin. Pas tyre procesi u mbyll edhe në Tepelene dhe Rrëshen.

Bashkina e Peqinit
“Aleanca për qytetarin” 2760 vota
“Aleanca për të ardhmen” 908 vota

Bashkia e Ersekës
“Aleanca për të ardhmen” 1548 vota
“Aleanca për qytetarin” 1232 vota

Bashkia Pukë
“Aleanca për qytetarin” 955 vota
“Aleancës për qytetarin” 902 vota

Bashkia Tepelenë
“Aleanca për të ardhmen” 1741 vota
“Aleanca për qytetarin” 750 vota

Bashkia Rrëshen
“Aleanca për të ardhmen” 3214 vota
“Aleanca për qyretarin” 2416 vota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›