Publikohen rezultatet e para te votes se 8 majit

Fituesi i Ersekës u shpall i pari, Ali Laho i PS-së me 1548 vota përballë Zhaneta Priftit të “Aleancës për Qytetarin” me 1232 vota. KQZ konfirmon edhe rezultatet e tjera. Shpallet rezultati i votimit në Peqin. Ilir Rushi ka fituar me 1762 vota përballë Naim Teqes së PS-së me 905 vota.
Shpallet dhe fituesi i Pukës, është kandidati i PD-së Beqir Arifi. PD fiton edhe në bashkinë Delvinë me kandidatin Durim Alimani. PS fiton në Rrëshen me kandidatin Ndue Kola dhe në Tepelenë me kandidatin Tërmet Peçi. Himara mbyllet me humbjen e Vasil Bollanos. Atje ka fituar kandidati i PS-së, Gjergji Goro. PS fitoi dhe bashkinë e Përmetit. Ndërkaq ka nisur procesi i numërimit në Shkodër.
Në Bajram Curri fiton PD me kandidatin Agron Demushi. Ndërkohë nga votat e tjera të numëruara deri tani, në Tiranë Edi Rama i PS 9275 vota, ndërsa Basha i PD 7918 vota. Numërohen 30 kuti nga 485 gjithsej. Deri tani në Vlorë kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Shpëtim Gjika. Në Fier, kandidati i majtë Baftjar Zeqaj është në epërsi ndaj rivalit Ilir Bele. Edhe në Lushnje kandidati i majtë kryeson.
Në Lezhë, mbetet në epërsi “Aleanca për Qytetarin”. Në Elbasan kryeson kandidati i majtë Qazim Sejdini. Në Berat, kandidati socialist udhëheq kundrejt atij demokrat. Në Korçë është para kandidati i majtë Niko Peleshi. Ndërsa në bashkinë e Kukësit, është para e djathta. Sipas KQZ-së, në votimet e 8 Majit morën pjesë 50.9 % e zgjedhësve. Azhornuar së fundi ( e hënë , 09 maj 2011 )