E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen zyrtarët serb për dhënie të pasaportave kosovare

BEOGRAD– 16 policë të Serbisë , tre punëtorë në pension të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe 5 persona të tjerë, janë paraqitur sot para gjykatësit hetues në Nish për shkak të dyshimit se për para dhe rryshfete të tjera u kanë siguruar shqiptarëve nga Kosova pasaporta biometrike serbe dhe letërnjoftime , bëjnë me dije mediat kosovare.

Në Nish, siç transmetojnë mediat kosovare të cilat citojnë mediat serbe të enjten janë arrestuar nëpunësit e të ashtuquajturës Drejtorisë së Policisë së Prishtinës Lulzim Neziri, Aleksandar Stojanovic, Nikolina Simonovic, Slavisha Milanovic, Gordana Bekçic, Slavica Martinovic, Dragoslav Gjukic, Dushan Petkovic, Milan Jankovic, Ranko Milaçic, Sinisha Milanovic dhe Zoran Radivojevic. Janë arrestuar edhe shefi i sektorit për dokumente të udhëtimit në Beograd Biljana Bulajic, polici nga Nishi Dejan Bogosavljevic, nëpunësja e policisë nga Beogradi dhe ajo nga Vranja, Valentina Petkovic.Ndër tëarrestuarit janë edhe shefi i Shërbimit për çështje civile në Nish Oliver Dinic, ish shefi i policisë së Prishtinës Miodrag Jankovic dhe policët në pension Dragan Jevtovic dhe Tomislav Markovic.

Mësohet se shqiptarët nga Kosova kanë paguar 3.000 deri në 5.000 euro për paraqitje të banimit në ndonjë vend në Serbi dhe në këtë mënyrë kanë marrë dokumentet e udhëtimit me kod biometrik me të cilat kanë mundur të udhëtojnë pa viza e pa pengesa në Evropë. Sipas mediave serbe praktika e paraqitjes së vendbanimit të rremë është specialitet kudo nëpër Serbi.

Kjo valë arrestimesh e ka vënë në rrezik regjimin e liberalizimit të vizave në Serbi. Pas kontrollimeve shumë mujore, me aksionin e koduar ‘Bozhur’ janë arrestura 24 persona nag të cilët 16 nëpunës të policisë kufitare nga Beogradi, Nishi e Vranja.

Ata janë arrestuar me dyshimin se kanë ndihmuar azilantët e rrejshëm të shkuar në vene të Bashkimit Evropian duke marrë ryshfet së paku nga 100 euro për një certifikate të lindjes, vërtetimin për shtetësi ose vendbanim.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›