Çfarë nuk u tha në këtë fushatë
Tashmë fushata elektorale për zgjedhjet e organeve vendore është mbyllur. Të dielën qytetarët do të duhet të zgjedhin midis 872 kandidatëve për kryetarë dhe 6882 subjekteve zgjedhore në votimin proporcional. Përpara se të dalin rezultatet e votimit dhe që shifrat të përcaktojnë “fituesit” dhe “humbësit” e zgjedhjeve, është e natyrshme të shihet në retrospektivë aspekte të rëndësishme të fushatës zgjedhore, modelet e sjelljes politike, tematika, risitë dhe problemet që ajo shfaqi. Fushata e fundit ishte e 16-ta fushatë në 20 vjet, me mesatare një fushatë në çdo 1.2 vjet. Fushata e tanishme solli shumë risi që kanë të bëjnë me sjelljen elektorale, rolin e teknologjisë dixhitale dhe elektronike, koalicionet politike tej kufijve tradicionalë të spektrit politik, etj siç edhe shfaqi problematike të dukshme me rikandidimin e më shumë se 60% të drejtuesve lokalë, bipolaritetin politik, retorikën e zakonshme përjashtuese dhe akuzat reciproke mbi kandidatë, parti dhe koalicione politike. Në fushatë për herë të parë u fol për standarde europiane zhvillimi, krijimin e qyteteve metropole, infrastrukturë moderne me autostrada, tramvaje dhe stacione turistike.
Tej asaj që shohim apo që imponohet në media dhe debatin e kontrolluar publik, fushata aktuale elektorale ia doli të shmangë nga debate midis kandidatëve dhe aktorëve politikë disa çështje, të cilat në thelbin e tyre, përbëjnë elementë thelbësorë të integritetit të procesit dhe produkteve të tij.
Konkretisht, fushata shmangu tërësisht debatin dhe të dhënat në lidhje me parimin kushtetues (neni 9) që lidhet me transparencën e partive politike. Në përfundim të saj asnjë palë politike (kandidat ose parti politike) nuk publikoi shpenzimet financiare të fushatës elektorale, asnjë parti nuk u kërkoi kandidatëve të vet të bëjnë të njëjtën gjë (më 2005 kjo u bë dhe u konsiderua risi elektorale), asnjë nuk tregoi në publik firmat private financuese, donatorët publikë apo ndihmat e marra në natyrë (materiale zgjedhore). Më tej, asnjë palë nuk tregoi shpenzimet për reklamat publike dhe televizive, ato për kompanitë konsultative, për sondazhet e brendshme, për grupet paralele të përgatitjes së zgjedhjeve dhe as për shtabet elektorale të kandidatëve. Kjo sjellje konsensuale bëri që fushata elektorale e një prej vendeve më të varfra në Europë të jetë ndër më luksozet në kontinent, një kontrast i thellë midis premtimeve për transparencë dhe sjelljes praktike të liderëve dhe partive politike.
Fushata iu kushtua shumë programeve dhe premtimeve gati bombastike të kandidatëve për drejtues në bashki e komuna, por asnjë palë nuk trajtoi dhe nuk solli propozime në lidhje me bazën ligjore të kompetencave për realizimin e këtyre premtimeve. Pushteti vendor në modelin shqiptar merret me shërbimet komunitare, por 90% të detyrave të saj ligjërisht i ka të ndara me pushtetin qendror (arsimi, rendi publik, administrimi i territorit, sistemi tatimor, shëndetësia, mjedisi, infrastruktura, vlerat turistike e muzeale, etj). Asnjë palë nuk e përfshiu çështjen e decentralizimit real në debat elektoral, ndërkohë që çdo palë ia lejoi vetes e rivalëve të flasin e premtojnë mbi vendime, të cilat nuk janë kompetencë e tyre ligjore dhe administrative.
Fushata iu kushtua rivalitetit për çdo bashki, komunë apo njësi më të vogël përbërëse, por asnjë palë politike nuk e bëri pjesë të debatit politik vizionin e vet mbi ndarjen administrative. Ndarja aktuale është e vjetër, mbi kritere të tejkaluara, në kontrast të thellë dhe dukshëm jo funksionale. Për shkak të mosmarrëveshjeve politike mbi territorin dhe zonat bastion, prej më se një dekade asnjë qeveri dhe parlament nuk ka arritur konsensusin ligjor mbi një rindarje të re administrative, e cila të reflektojë ndryshimet e ndodhur në migrimin e brendshëm. Për pasojë, të paktën deri më 2015 do të vijojmë të ruajmë një sistem administrativ kontraversal, bazuar në numër banorësh dhe realitete të 10-15 viteve më parë. Kontrastet janë të thella: më 8 maj qytetarët e disa minibashkive në Tiranë do votojnë për kryetar njësie me raporte të dukshme disproporcionale me rreth 70% të bashkive të tjera në rang vendi. Kështu, në Tiranë numri i zgjedhësve për një minibashki arrin në 62 mijë, disa mijëra më pak sesa banorët e Fierit, dhe në total sa banorët – zgjedhës në 15 bashki të tjera në jug e në veri. Rekordet minimale shënohen në bashkitë Leskovik e Konispol me nga 2.2 mijë dhe 2.3 mijë zgjedhës, të ndjekur nga Libohova me 2.4 mijë zgjedhës, Puka e Fushë-Arrës me nga 3.8 mijë dhe 3.3 mijë zgjedhës, Këlcyra 3.9 mijë, Kruma 4 mijë, Rubiku, Erseka e Memaliaj me nga 5.6 mijë, Roskoveci, Maliqi, Përrenjasi apo Peqin me nga 6-6.5 mijë, apo me Librazhd, Klos, Manëz etj me nga 7 mijë zgjedhës, banorë. Kontratat janë të thella edhe në raportet e banorëve në ndarjen administrative të komunave: p.sh, vetëm komuna Paskuqan (Tiranë) ka banorë më shumë se 10 komuna të tjera së bashku, ose shifër të njëjtë me dy bashki e pesë komuna të rrethit të Mirditës apo dy bashki e tetë komuna të Tepelenës. Kemi komuna me numër rekord banorësh (27 mijë Paskuqan, 19 mijë Rrashbull, 17 mijë Bushat, 15 mijë Kashar, 12 mijë Cakran etj), ndërkohë që ruajmë komuna me shifra minimale banorësh (Leshnjë 559 zgjedhës, Lekas 712, Ngacan 736, Cepan 805, Potom 830, Zhepë 833 zgjedhës, etj).
Kandidatët premtuan reformë dhe raporte të reja me këshillat bashkiakë apo të komunës, por në fakt asnjë palë dhe kandidat nuk prezantoi publikisht stafin e vet të ardhshëm, kandidatët potencialë për këshillat e bashkisë dhe as propozime konkrete për ndryshimin e praktikave të deritanishme të punës (konflikteve politike) midis institucionit të kryetarit dhe këshillit. Edhe më tej, asnjë palë nuk përmendi fare në debatin elektoral struktura vendore si qarku, kryetari apo Këshilli i Qarkut, një strukturë burokratike, me peshë jot ë vogël në administrimin aktual të qeverisjes vendore.
Fushata u shoqërua me incidente të dhunshme e garë flamujsh, por vetë palët iu larguan maksimalisht identifikimit të tyre partiak. Kandidatët u prezantuan si zgjedhja më e mirë për momentin, jo si kandidati më i mirë për partinë politike dhe koalicionin përkatës. Më shumë se 50 kandidatë potencialë (kryetarë bashkie e komune) ndryshuan parti politike, kandiduan për parti të kundërta politike me karrierën e tyre të mëparshme, madje tre kandidatë në qytete kryesore kandiduan për një koalicion, kundër të cilit kishin fituar më 2007. Mungesa e identitetit politik ndikoi dukshëm në rritjen e rivalitetit personal lokal, shtimin e numrit të incidenteve, mungesën e një programi kombëtar mbi qeverisjen vendore dhe injorimin e detyrimeve morale të partive apo kandidatëve përballë elektoratit.
Fushata shënoi disa qindra mitingje e fjalime politike, por edhe këtë herë nuk pati debat politik midis kandidatëve kryesorë. Munguan sondazhet profesionale, dhe debatet midis vetë përfaqësuesve të medias gabimisht zëvendësuan debatet politike midis kandidatëve. Asnjë parti dhe kandidat nuk paraqiti një program të shkruar me premtime në afate kohore, me kosto financiare të projekteve dhe me stafin e vet potencial për drejtimin e njësisë. Kjo e bën të pamundur gjykimin transparent e krahasues të programeve, siç edhe vëzhgimin nesër të punës së kandidatëve fitues në raport me premtimet.
Fushata e kandidatëve pati si moto një qytet ndryshe, një vizion ndryshe, një Shqipëri ndryshe, por sjellja politike e tyre në terren ishte tradicionale. Pjesë e fushatës, në kundërshtim me ligjin, u bënë administrate publike, mësues dhe mjekë, nëpunës me statusin civil, etj. Në një zhvillim dukshëm regresiv në dispozicion të palëve në fushatë u vunë institucione publike, sidomos institucionet universitare, kulturore, sportive, etj, si dhe pjesa më e madhe e universiteteve private. Për herë të parë palët politike kërkuan votë dhe mbështetje në komunitetet e shtresat fetare, një risi tjetër negative që vjen në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe ligjin mbi partitë politike.
Fushata e të gjitha palëve, në slogane, pati në qendër qytetarin, por asnjë palë nuk përfshiu në debatin politik, në listat e kandidimit dhe as në axhendën elektorale shtresat simbolike në nevojë, siç janë paraplegjikët apo grupe të tjera me aftësi të kufizuar. Një grevë urie e tyre kaloi pa respektin minimal nga shteti, partitë dhe kandidatët, ndërkohë që asnjë palë nuk pati ankimim ndaj vendimit arbitrar të KQZ për përjashtimin nga votimi të zgjedhësve të verbër.
Palët politike premtuan votime të ndershme, siguri të votimit, numërim të saj, mbrojtjen e votës apo të verdiktit qytetar. Ato akuzuan palën tjetër për bllokim të procesit, për komisionerë militantë dhe skenarë manipulues, por asnjë palë nuk diskutoi mbi nevojën e reformimit të sistemit aktual thellësisht partiak. Asnjë palë nuk premtoi dhe as foli për nevojën e një KQZ-je të pavarur pa parti politike, apo për nevojën e administrimit zgjedhor jopartiak. Shqipëria mbetet kështu vendi i fundit në Europë me administrim politik e bipartiak të proceseve elektorale, model që nuk ka thënë rezultate për tu krenuar.
Së fundi por më me shumë rëndësi, palët politike për herë të parë refuzuan t’i bashkohen një Kodi Etike komunikimi dhe sjelljeje, nuk pati deklarim të përbashkët kundër akteve të dhunës së militantëve, nuk pati dialog direkt dhe indirekt midis palëve për të evituar klimën konfliktuale sidomos në zonat “e nxehta”, si dhe nuk pati një reagim serioz dhe zyrtar ndaj apeleve publike për fushatë qytetare të lëshuara në publik ose në qëndrime ose korrespodencë zyrtare nga ana e Presidentit të Republikës dhe komunitetit ndërkombëtar. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, palët politike nuk kanë nënshkruar asnjë dokument dhe nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë zyrtare me të cilat shprehin vullnetin dhe qëndrimin e tyre publik politik për respektimin e procedurave ligjore në administrimin zgjedhor dhe sidomos, për njohjen e rezultateve të zgjedhjeve dhe legjitimitetit të institucioneve që burojnë prej tyre.
Të gjitha këto mungesa të mëdha të debatit zgjedhor mjaftojnë për të vlerësuar cilësinë e fushatës dhe të nivelit të kulturës politike në Shqipërinë e vitit 2011, por nuk janë tregues që mund të përcaktojnë apriori cilësinë e zgjedhjeve dhe produktin e tyre. Zgjedhjet e 8 majit me siguri nuk do të japin fitues apo humbës absolutë; por mbi të gjitha ato janë e mbeten test madhor për anën formale dhe strukturore të zgjedhjeve – përmbushjen e standardeve dhe ndryshimin e imazhit zgjedhor për demokracinë në Shqipëri. Nëse munguan shumë gjëra, disa prej të cilave mund të tolerohen, ajo që nuk duhet të mungojë dhe që nuk mund të tolerohet është standardi i zgjedhjeve, integriteti dhe vota e fshehtë, - vlera që bëjnë dallimin themelor midis asaj që kemi qenë dhe asaj që duam të jemi.
* Mendimet janë personale të autorit,
nuk shprehin
qëndrime zyrtare.