E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet per armembajtje pa leje Emiljano Shullazi

Bashke me Shullazin eshte arrestuar edhe Gilmando Dani i arrestuar ne vitin 2006 per trafik armesh e droge ne Tirane

Policia e kryeqytetit ndali mbremjen e djeshme 32-vjecarin Emiljano Shullazi dhe mikun e tij Gilmando Dani. Dy emrat e mesiperme tashme te njohura per policine e Tiranes u shoqeruan drejt Komisariatit numer 2 pasi gjate kontrollit ne mjetin me te cilin po udhetonin u gjet nje arme tip pistolete pa leje si dhe disa maska. Policia ben me dije se Shullazi dhe Dani u ndaluan te Rruga e Kavajes ne vendin ku u ekzekutua Arjan Selimi ne 26 shtator te ketij viti. Burime nga policia e Tiranes thane per standartin se dy personat e arrestuar dyshohen edhe per rrembim dhe venie gjobash. Ky eshte ndalimi i trete per Shullazin. Emiljano Shullazi 32 vjec eshte personazh i njohur ne Tirane si protagonist ne disa incidente elektorale. 32-vjecari kryeu 7 vite e 4 muaj burg per trafik droge nga Gjykata e Krimeve te Renda dhe u lirua ne dhjetor 2010 pas llogaritjes se vuajtjes se denimit. Ndersa miku i tij Gilmando Dani eshte plagosur nga persona te panjohur ne fund te muajt qershor ne afersi te kryqezimit 21 Dhjetori ne Tirane. Dani gjendej ne afersi te baneses se tij kur dyshohet se autori i eshte afruar dhe e ka qelluar me arme zjarri. Si pasoje e te shtenave 37-vjecari ka marre nje plumb ne kofshen e djathte dhe menjehere u dergua per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Lidhur me kete rast policia u shpreh se dyshon per ndonje konflikt mes grupeve qe mund te kete cuar deri ne plagosje por edhe nje sherr banal te castit. Gilmando Dani ka qene i arrestuar ne vitin 2006 per trafik armesh e droge ne Tirane.

Arrestimet e Shullazit per incidente elektorale

32-vjecari Emiljano Shullazi eshte arrestuar disa here nga policia. Ne 8 maj te 2009-s diten e zgjedhjeve 32-vjecari Shullazi u arrestua se bashku me 11 persona te armatosur. Burime nga Policia thane se Emiljano Shullazi u arrestua teksa u bente presion banoreve qe te votonin kandidatin e Partise Socialiste duke kercenuar edhe me arme. Shullazi u arrestua vetem disa minuta para se te mbyllej procesi i votimit ne komunen Farke te Tiranes. Ne momentin e arrestimit policia sekuestroi dy makinat e blinduara me te cilat ai levizte prej disa ditesh antiplumb tri pistoleta tri thika dhe disa doza bime narkotike. Nderkohe qe nuk kishte kaluar as nje muaj qe 32- vjecari ishte arrestuar per nje tjeter incident elektoral. Incidenti ndodhi me 21 prill 2011 ne zonen e ish-Parkut ne Tirane ku ai u ndalua si i akuzuar per prishjen e takimit elektoral te Partise Socialiste. Ne gjykate jane paraqitur dy versione te ngjarjes se 21 prillit. E para ka qene ajo sipas kallezueses deputetes Vasilika Hysi. Me daten 21.04.2011 rreth ores 1830 ne nje lokal te ndodhur ne rrugen Ylbere Bylykbashi ne kryeqytet eshte zhvilluar nje takim elektoral nga perfaqesues te Partise Socialiste me simpatizante te saj takim ne te cilin merrnin pjese midis te ftuarve te tjere edhe Vasilika Hysi deputete e Partise Socialiste si edhe kryetari i minibashkise nr. 7 ne kryeqytet. Sipas pohimeve te Hysit rezulton se ne kohen qe ne kete takim kishte marre fjalen dhe po prezantonte programin e tij kandidati i kesaj njesie ne ambientet ku zhvillohej ky takim hyn nje djale rreth 32 vjec. Ky person u eshte drejtuar te pranishmeve me shprehjet hiqeni kete foni se kemi njerez te semure. Sipas Hysit personi qe me pas eshte identifikuar si Emiljano Shullazi ne kohen qe dilte nga lokali ka fyer te pranishmit dhe ka rrezuar me shkelma dy tavolina dhe me pas ai eshte larguar me disa persona te tjere thuhej ne vendimin e gjykates. Nderkohe ne seancen gjyqesore Emiljano Shullazi eshte shfajesuar nga te gjithe pretendimet e ngritura nga Prokuroria ne drejtim te tij. Sipas tij gjithcka ka qene vetem nje kerkese drejtuar drejtuesve te takimit ne lidhje me volumin e larte te zhurmes pasi kishte njerez te semure. Gjykata e la te lire me detyrim paraqitje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›