E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me grupin diplomatik Mire se erdhet ne Tirane

Grupi diplomatik Mire se erdhet ne Tirane ka vizituar diten e djeshme Bashkine e Tiranes ku i ka pritur kryetari i bashkise z. Lulzim Basha. Grate e diplomateve jane njohur nga afer me vlerat historike kulturore dhe artistike qe percon kryeqyteti shqiptar. Duke e pare me shume simpati krijimin e ketij klubi kreu i bashkise z. Basha tha se kjo eshte nje mundesi me shume qe permes ketyre zonjave te behen me te njohura potencialet turistike vlerat historike dhe trashegimia kulturore ne kryeqytet. Pas pritjes grupi i grave diplomate u shoqerua nga kryetari i bashkise zoti Basha dhe bashkeshortja e tij per te vizituar Kullen e Sahatit simbol i emblemes se Bashkise se Tiranes. Zonjat diplomate u ngjiten ne kullen 181-vjecare 35 metra te larte duke pare prej andej Tiranen dhe shtrirjen e saj. Duke mbartur idene e krijimit te ketij klubi nga Berlini Ana Maria Volfart bashkeshortja e ambasadorit te OSBE-se ne Tirane tha se eshte shume e kenaqur qe gjeti perkrahjen e menjehershmeper te bere te mundur realizimin e platformes Mire se erdhet ne Tirane. Znj. Volfart tha se nepermjet aktiviteteve qe do te zhvilloje ky klub do te krijohet mundesia per te njohur me mire thesaret qe rezervon tradita shqiptare historine dhe kulturen e rajoneve te saj vlerat arkeologjike resurset turistike dhe keshtu te afermit miqte ne vendet e tyre do te kene mundesi te njohin Shqiperine dhe vlerat qe ajo percjell. Me pas zonjat vizituan ekspoziten e hapur ne mjediset e Muzeut te Oreve Kulture dhe vazhdimesi e cila u perurua dje. Kjo ekspozite eshte nje rikthim i nje vlere te munguar per qytetin e Tiranes pas me se 10 vjetesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›