E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet 22-vjeçari nga Kosova, u kap me drogë në Muriqan

Policia ka vendosur në pranga një 22-vjeçar nga Kosova pasi së bashku me një tjetër janë kapur me lëndë narkotike cannabis sativa.

Ata janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqan ku gjatë kontrollit në makinën e tyre janë gjetur sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Ndërkaq, në një ngjarje tjetër, specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar “shtetasin V. F., 34 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur”

Ndërkaq, janë materialet janë referuar në Prokurori dhe “vijon procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. L., 67 vjeç dhe D. B., 43 vjeç, pasi drejtonin motomjetet përkatës, pa leje drejtimi”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›