E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident te kthesa e Valiasit, përplasjen dy automjetet. Humb jetën 22-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur te kthesa e Valiasit. Rreth orës 13 të ditës së sotme dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një vajzë ka humbur në jetën. E reja ishte pasagjere në njërin prej automjeteve që drejtohej nga i ati.

“Më datë 03.09.2023, rreth orës 13:00, te kthesa e Valiasit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

Si pasojë e aksidentit shtetasja F. O., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›