E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 27-vjeçari, plagosi dje me armë një shtetas

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Fatjon Zyberi, 27-vjeç, banues në fshatin Kuq, Komuna Guri i Zi, rrethi Shkodër. Ky shtetas u arrestua orët e vona të mbrëmje së shkuar pas një aksioni të policisë. Nga ngjarja mbeti i plagosur shtetasi Astrit D., 41-vjeç, banues në Vukatanë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ngjarja ka ndodhur, si pasojë e një konflikti, për motive pronësie, mes 41 vjeçarit Astrit D. dhe autorit të krimit.

Po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Fatjon Zyberi, do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Start/

                                                                                             2012-09-27 09:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›