Putin perëndimit: Mëso nga Lindja e Mesme

Presidenti rus ka drejtuar disa “shpulla” në drejtim të diplomacisë perendimore, ku sipas Putinit politika e tyre destruktive ka sjellë proceset dhe pasojat që po përjetojnë vendet e Lindjes së Mesme.
“Këto politika sjellin destabilitet dhe kaos. Ngjarjet na kanë dhënë kohët e fundit provën e së vërtetës. Ka ardhur koha të nxjerrim mësime”,deklaroi Putin.
“Asambleja e Përgjithshme në OKB, që po zhvillohet aktualisht është një rast i mirë për t'u bërë të vetëdijshëm për të respektuar rregullat e Kombeve të Bashkuara, parimet e sovranitetit dhe barazinë e të gjitha shteteve”, shtoi kreu i shtetit rus.
Presidenti rus nuk iu referua konfliktit sirian, për të cilin Moska kundërshton Perëndimin./Start/E.G/
2012-09-26 19:59