E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Drejtori i Burgut te Shen Kollit ne Lezhe

Drejtori i burgut të Shën Kollit në Lezhë Valentin Miri u perball me prangat sapo dilte nga porta e institucionit.
Arrestimi i tij erdhi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila me kërkesë të task-forcës së prokurorisë së kryeqytetit, kishte caktuar paraditen e së premtes masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Sipas prokurorisë, hetimi nisi tre muaj më parë, pas kallëzimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Miri akuzohet se merrte para nga të burgosurit e tij për t’I dhënë leje shpërblyese nga 2 deri në 5 ditë. Për një ditë leje te denuarit e paguanin 100 euro.
Nga kontrolli I banesës, policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale një armë automatike “Kallashnikov”, një pistolet pa leje dhe një shumë të konsiderushme parash në valut dhe lekë.
Kohen kur ky drejtonte burgun kane ndodhur disa ngjarje te renda, nder to, plagosja e te denuarit Klevis Muja dhe arratisja e Admir Tafilit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›