E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-presidenti gjerman akuzohet per korrupsion

Prokurorët në Hanover kanë ngritur akuza për korrupsion kundër ish-presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff.

Prokurorët kanë thënë se akuzat lidhen me pagesën prej 4,000 eurosh që një producent filmi ka paguar për qëndrimin e Wulffit dhe të familjes së tij në Mynih, gjatë Festës së Birrës më 2008.

Wulff, më herët, ka refuzuar ofertën e gjykatës që të paguajë një gjobë për rastin, duke thënë se preferon të dëshmojë pafajësinë e tij në gjyq.

Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Gjermanisë në shkurt të vitit 2012, pas një breshëri akuzash për korrupsion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›