E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Dritan Hate, anëtar i bandës ‘Hakmarrje për Drejtësi’

Tiranë – Ditën e sotme forcat speciale RENEA kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Dritan Hate. Arrestimi është kryer në orët e mbrëmjes gjatë një aksioni të forcave RENEA.

Dritan Hate i dënuar në mungesë me 23 vite burg, dyshohet si anëtar i bandës ‘Hakmarrje për Drejtësi’.

Dritan Hate ka qenë i shpallur në kërkim që prej vitit 1996.

Dritan Hate mësohet se është arrestuar në një lokal te zona e njohur si Medreseja gjatë një aksioni të forcave RENEA.

Policia bën të ditur se Dritan Hate në momentin e arrestit ka qenë i shoqëruar me dy persona të armatosur.

Policia deklaron se janë arrestuar dhe dy personat e tjerë të cilët shoqëronin të kërkuarin Hate.

Dritan Hate dyshohet se është autor i disa veprave penale të ndodhura së fundmi në kryeqytet.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›