Një ftesë për KLD: Gjykata shkel me këmbë të varfërit, 3 vjet çështja nuk shqyrtohet
Një familje që lufton për drejtësi. Janë aksidentuar dhe kërkojnë dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve, sipas kontratës. Kompania nuk ua jep dhe gjykata ka tre vjet që mban dosjen në sirtar. Nga 37 seanca në tre vjet, 34 të shtyra, 2 të pazhvilluara. Njëri prej paditesve vdiq, si pasojë e plagëve, gjatë procesit, pa e mësuar dot vendimin. Kush i kontrollon këta gjykatës?
Kjo duhet të jetë puna atdhetare e KLD-së!
Vëzhgimi i gazetës IDEA mbi paditë me objeket shkaktim dëmi, ka zbardhur një fakt të hidhur për standartet e drejtësisë shqiptare siç është zvarritja e proceseve gjyqësore. Pjesa më e madhe e padive të dëmshpërblimit, e kalojnë kohëzgjatjen mesatare të cështjes, jo thjesht me ditë apo muaj por me vite të tëra.
Qytetarët shqiptar përballen çdo ditë me pasiguri për jetën e tyre. Pasiguri që një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur t’i amortizojnë duke siguruar mjetin dhe jetën e tyre pranë kompanive të sigurimit. Por gjithsesi jeta post-aksident edhe në rastet e personave të siguruar, nuk duket fare e lehtë. Ato përballen me heshtjen e qëllimshme të kompanive të sigurimit për tu paguar dëmshpërblimin, ose me zvarritjen e çështjes së tyre kur vendosin t’i drejtohen dyerve të gjykatave.
Rasti që gazeta jonë bën sot publik ka në fokus një padi kundër Kompanisë s렠Sigurimeve INTERSIG sh.a. Ilirjan, Julian dhe Zoica Lina kanë depozituar pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, një padi Shkaktim Dëmi, me datën 1 prill të vitit 2009. Në vitin 2007 Kristaq dhe Juljan Lina, të siguruar pranë Kompanisë INTERSIG, u aksidentuan dhe si pasojë humbi jetën Kristaq Lina dhe u plagos rëndë Juljan Lina. Zotërinjtë Lina padisin në bazë të nenit 608-654, kompaninë në fjalë, me detyrimin për të paguar dëmin e plotë pasuror dhe jopasuror si dhe shpenzimet e tjera të nevojshme të shkaktuara nga aksidenti i datës 09.04.2007. Padia vjen pas disa kërkesave me shkrim për dëmshpërblim të depozituara pranë kompanisë dhe heshtjes totale nga ana e kësaj të fundit.
Le të hedhim një sy mbi ecurinë e këtij procesi gjyqësor:
Deri më tani ai ka patur 37 seanca gjyqësore, ndër të cilat 34 të shtyra dhe 2 të pazhvilluara. Saktësisht 8 seanca janë shtyrë me kërkesë të të paditurit, 10 të tjera me kërkesë apo për shkak të ekspertizës jo të plotë dhe 5 seanca janë shtyrë për mungesë të trupit gjykues. Në 5 seanca trupi gjykues nuk është mbledhur, gjyqtari ka qënë i sëmurë, ka qenë në trajnim apo ka patur arsye personale. Pjesa tjetër e seancave të shtyra kanë qën렠për arsye proceduriale apo teknike. Seanca e fundit ishte me 16 janar, dhe sërish u shty.
Çështja kundër kompanisë INTERSIG rezulton ende në statusin çështje në gjykim në dosjet e Gjykatës së Tiranës prej 1023 ditësh, afro 3 vjet. Ndërkohë që mesatarja e çështjeve të ngjashme është vetëm 330 ditë. Gjatë kësaj beteje 3 vjeçare për drejtësi, u nda nga jeta një nga paditësit, Julian Lina dhe çështjen gjyqësore e mori nën përfaqësim trashigimtarja a tij e ligjshme Zoica Lina.
I ndjeri Julian Lina nuk arriti t’i shkojë deri ne fund luftës. Ai nuk mësoi dot vendimin e gjykatës e aq më pak gëzoi dëmshperbilimin që i takonte me ligj. Fakti është që çështja ka tre vjet që fle në dosjet e Gjykatës së Tiranës. Fakti tjetër është që ajo duhet të ishte zgjidhur mesatarisht për 1 vit. Megjithatë fakti i tretë po kaq kokëfortë është se Zoica Lina do të jetë në derën e gjykatës për seancën e rradhës dhe beteja për drejtësi dhe me drejtësinë do të vijojë.
Komenti ynë
Dëshmi e degradimit total të gjyqësorit
Nuk dihet se kush ka të drejtë, paditësi apo i padituri, por skandali këtu nuk qëndron më shumë tek mungesa e dëmshpërblimit të viktimave, por zvarritja që gjykata i ka bërë procesit gjyqësor. Një dëshmi e fortë e degradimit të pushtetit gjyqësor. Në Gjykatën e Lartë u instaluan të tërë kamerat e levezioneve që përcollën live vendimin e saj për Ilir Metën. Po kështu janë numëruar edhe të gjitha seancat e shtyrë për Gërdecin. Por çdokush që shkon në gjykatë ka Gërdecin e tij. Çdo njeri i thjeshtë ka Gërdecin e tij, për të cilin askush nuk thotë asgjë. Në rastet e padive të njerëzve fatkeqë që luftojnë për të fituar të drejtat e tyre, askush nuk u kushton vëmendje. Të gjitha mediat janë blerë dhe u është mbyllur goja nga kompanitë e sigurimeve përmes reklamave dhe të tilla histori të dhimbshme kanë mbytur sot gjykatat në të gjithë vendin. Ndërsa mediat e mëdha janë fokusuar tek çështjet e mëdha, gjykata tallen me njerëzit e thjeshtë.
KLD nuk dihet nëse i ka kontrolluar ndonjëherë këto çështje apo jo. Por para se të luftopjë për atdhetarizmën, KLD duhet të bëjë pikërisht këtë punë. Dhe ne jemi duke ia dhënë një rast konkret. Ky do të ishte një shembull i mirë i ndëshkimit të padrejtësisë brenda drejtësisë.
Shkrime të tjera me interes:
- Çështja “Meta-Prifti”, gjykata shtyn seancën Tiranë- Seanca gjyqësore ndaj çështjes Meta-Prifti u shty nga Gjykata...
- Shtyhet nga gjykata britanike seanca për Ilir Kumbaron Seanca e shumëpitur për ekstradimin ose jo të Ilir Kumbaros...
- Çështja “Gërdeci”, sot pritet mbrojtja për të pandehurit Tiranë- Seanca gjyqësore ndaj 29 të pandehurve të çështjes Gërdeci...