Sherr për borxhin, tenton të vrasë xhaxhain e të fejuarës
KRUJË- Konflikti për një borxh të pakthyer për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 23-vjeçari nga Kruja. Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga i fejuari i vajzës së vëllait, i cili është shpallur në kërkim.
Burime zyrtare nga policia e Krujës, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së mërkurës në fshatin Bubq të këtij rrethi.
Mësohet se rreth orës 23:30, Artan Shullazi ishte duke u kthyer për në banesën e tij, kur është plagosur rëndë.
Sipas hetuesve të krimit, i riu është qëlluar me beshëri plumbash nga bashkëmoshatari i tij Artan Hoxha, banues po në këtë fshat. Për pasojë 23vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë, ndaj është dërguar urgjentisht në Spitalin e Krujës ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Më pas viktima është transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku sipas mjekëve të këtij spitali ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(el.me/GSH/BalkanWeb)