RENEA dhe FNSH ‘blindojnë’ Kryeministrinë më 21 janar
TIRANE - Mëngjesin e djeshëm, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranës, Sajmir Muça ka firmosur “Planin e Masave” për organizimin e strukturave të policisë gjatë tubimit që pritet të mbahet më datë 21 janar nga ana e Partisë Socialiste.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se leja për këtë tubim është marrë prej orës 10:30 deri në 14:00 dhe do të zhvillohet përpara ambienteve të Kryeministrisë. Ndërkaq, mësohet se për mbarëvajtjen e këtij tubimi pritet të angazhohen rreth 800 efektivë të Policisë së Tiranës, FNSH-së dhe RENEA-s.
Bëhet e ditur se Garda e Republikës ka marrë përsipër mbrojtjen e rrethimit brenda Kryeministrisë, duke mos pranuar asnjë efektiv të Policisë së Tiranës që të qëndrojë qoftë brenda rrethimit ose mbi tarracën e Kryeministrisë.
Partia Socialiste ka lajmëruar mbështetësit në të gjithë vendin që në 21 janar të organizojnë një homazh qytetar në heshtje, në nderim të 4 viktimave të demonstratës së madhe të një viti më parë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)