E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Ivo Sanader ai qe ushqente endrren atomike te Berishes

Agjencite e lajmeve njoftojne se dje pasdite eshte arrestuar ne Salzburg te Austrise ish- kryeministri i Kroacise Ivo Sanader.


Ai akuzohet prej autoriteteve kroate per perzierje ne korrupsion dhe shperdorim te postit te kryeministrit. Sanader dyshohet te jete implikuar ne nxjerrjen ilegale te parave prej disa sipermarrjeve dhe ne nje biznes te paligjshem ne punen e sistemit te rrjetit elektrik.


Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader qe kerkohej ne lidhje me nje hetim per korrupsion eshte arrestuar te premten nga policia ne Austri. Z. Sanader u largua nga Kroacia te enjten pak kohe para se parlamenti ti hiqte imunitetin per tia vene ne dispozicion hetuesve. Hetuesit duan ta marrin ne pyetje zotin Sanader qe tani eshte deputet ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij per korrupsion.


Sanader tentoi te shpetonte duke u larguar nga vendi dhe kaloi fillimisht ne Slloveni e me pas ne Austri por policia austriake e ndaloi Sanaderin ne nje autostrade ne perendim te vendit. Sanader deklaroi pas arrestimit se akuzat ndaj tij jane te motivuara politikisht.
Vitin e kaluar ne mesin e mandatit si kryeminister ai dha doreheqjen ne menyre te papritur. Ne janar Sanader u perjashtua nga partia ne pushtet Bashkimi Kristian-Demokrat.


Zyra e Prokurorit te Shtetit ka nisur pergatitjen per nje ekstradimin te shpejte te ish-kryeministrit te arratisur te kerkuar nga drejtesia kroate pas akuzave per korrupsion. Sanader eshte arrestuar diten e sotme ne oren 1550 - konfirmoi dje Ministria e Brendshme e Kroacise.


Policia kroate ka marre njoftimin per ndalimin e Sanader diten e sotme ne autostraden St.Michael ne qytetin e Salzburgut. Presim te fillojme procedurat e ekstradimit te Ivo Sanader pasi ndaj tij ka pasur nje urdher arresti nderkombetar - u pergjigjen zyrtaret austriake ne nje deklarate per shtyp.


Ivo Sanader ish-kryeministri i Kroacise tani eshte deputet ne Sabor Kuvendi i Kroacise. Nje gjykate ka dhene masen e arrestit nje muaj burg deri ne paraqitjen zyrtare te akuzes per korrupsion dhe abuzim me pushtetin.


Urdher-arresti per Sanader pasoi arrestimin e drejtorit te doganave


Ish-kryeministri Sanader e ka nisur karrieren e tij politike ne fillim te viteve 90 dhe ka drejtuar vendin nga 2003 ne 2009 vit kur dha ne menyre te papritur e te habitshme doreheqjen pa asnje motiv zyrtar apo shpjegim publik.


6 muaj pas doreheqjes u perjashtua edhe nga partia e vet. Ai njihet si kryeministri qe anetaresoi Kroacine ne NATO ne te njejten kohe me Shqiperine dhe qe po conte Kroacine drejt anetaresimit ne BE ne 2012. Por kartevizita e tij politike me sa duket nuk i ka impresionuar fort prokuroret kroate. Nje muaj me pare hetuesit kroate arrestuan ish-drejtorin e doganave dhe ne median kroate flitet se eshte pikerisht deshmia e kryedoganierit qe ka fundosur Sanaderin duke e cuar ate ne pranga.


Revista kroate Globus zbulon arsyet e takimit Berisha-Sanader ne Zagreb ne shkurt 2009

Sanader njeriu qe ushqente endrren atomike te Berishes

Sanader eshte me sa duket edhe personi qe ushqen endrrat atomike te kryeministrit te Shqiperise.


Ne shkurt te vitit 2009 Sali Berisha ka qene ne Zagreb. Revista prestigjioze kroate Globus ne nje nga shkrimet e asaj kohe zbulon qellimin e vizites se kryeministrit shqiptar ne kryeqytetin kroat dhe takimin e tij me Sanaderin sot te arrestuar per korrupsion.


Revista thote se kryeministri shqiptar i ka propozuar kryeministrit kroat Sanader ndertimin e perbashket te centralit nuklear ne rrjedhen e lumit Buna ne rrethinen e Shkodres.


Revista thote se Berisha i ka ofruar kroateve territorin dhe kerkoi prej tyre ekspertet te cilet ne fund te viteve 70 kane ndertuar ne Kroaci centralin atomik ne Krshko.


Ne artikullin e revistes eksperti i centraleve nukleare Hrvoje Sharinic duke komentuar kete propozim thote se eshte mire qe Kroacia te kete sa me shume energji te tille e cila te prodhohet sa me larg vendit dhe per kete arsye sipas tij nisma shqiptare eshte e mire.


Ndersa ish-kryeministri kroat shprehet ne artikull i habitur nga Shqiperia e cila pas bisedimeve te deshtuara me Italine i eshte drejtuar pikerisht Kroacise por kjo deshmon se ndertimi i centraleve atomike varet nga faktori politik - tha ai.


Revista konfirmon gjithashtu ne te njejtin artikull qe ka zene kopertinen e atij numri sic shikohet edhe ne foto se zv.kryeministri kroat pergjegjes per ekonomine Damir Polancec ne fund te muajit mars do te vizitoje zyrtarisht Shqiperine ku do ridiskutoje per propozimin shqiptar.


Revista kroate thekson gjithashtu se per momentin realizimi i ketij projekti duket i veshtire pasi Mali i Zi dhe Bosnja ende nuk kane lejen per kalimin e linjes se transmetimit te energjise neper territoret e tyre.


Sipas revistes ideja ka hasur edhe ne kontestimin e Greqise dhe Iranit duke thene se nese Perendimi i lejon qofte edhe Shqiperise ndertimin e centraleve berthamore atehere kjo do te ishte nje politike e standardeve te dyfishta.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›