E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi Rames po i permbytet anija perdite

Ai shtoi se opozita nuk e kishte ne axhende shqyrtimin e ndryshimit te buxhetit te vitit te ardhshem.

Me duhet te sqaroj se perfaqesuesit e PS-se nuk e kishin ne axhende shqyrtimin e propozimit per ndryshime ne buxhet sic po pretendon sot zoti Rama dhe i vetmi shqetesim i tyre ishte shqyrtimi i kerkeses per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e shkuara u shpreh Patozi duke shtuar se kryesocialisti ka dy dite qe ben sikur po qan per nje seance qe sipas tij duhet te ishte zhvilluar patjeter.

Ai akuzoi drejtuesin e opozites se po tenton te perdore fatkeqesine ne Shkoder duke hedhur balte mbi maxhorancen. Konstatoj me keqardhje dhe trishtim se tani qe tani qe niveli i ujerave po bie ne Shkoder per shkak te permiresimit te motit anija politike qe drejton z. Rama po permbytet perdite e me shume dhe ne menyre te pashprese pasi per shkak te timonierit ajo po fut uje nga te kater anet vijoi kryetari i grupit parlamentar te PD-se.

Ai ka qene aktiv ne Pogradec kur kerkonte hapjen e kutive nderkohe qe njerezit Shkodra dhe rrethinat e saj permbyteshin ndersa se bashku me ndjekesit e tij eshte cdo dite ne Tirane duke u perpjekur qe te hedhe sa me shume uje dhe llum per te shtuar nivelin e dhimbjes ne zonen e fatkeqesise vuri ne dukje Patozi./S.Ll/

2010-12-10 1658

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›