E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Kontributi i Rames per permbytjet negativ

Meta mblodhi pasditen e shkuar Shtabin e Emergjences ku ka diskutuar mbi situaten me te fundit nga permbytjet.

Kryetar opozite qe shqetesohet pse nuk rritet cmimi energjise elektrike per qytetaret vetem kryetar i Partise Socialiste aktuale mund te jete. Menaxhimi i kaskades ka qene me se transparent por te gjithe jemi deshmitare qe kemi te bejme me fenomene natyrore te pakontrolluara. Njekohesisht pavaresisht nga intensiteti i reshjeve dhe gjithcka tjeter nuk u rrezikua asnjehere siguria e digave u shpreh ai.

I pyetur per strukturat paralele te opozites ne zonat e permbytura Meta u shpreh se kjo nuk eshte normale per nje force politike dhe se ajo duhet te kontribuoje per perballimin e situates.

Ne e kemi pritur ketu z. Rama une personalisht per ta njohur dhe me situaten nese ai do te kishte deshire dhe vullnet per tu njohur me te ne menyre realiste. Ne fakt i vetmi kontribut qe ai ka dhene dhe eshte negativ eshte vetem perpjekja per te perhapur panik ne popullsi permes keqperdorimit te disa mediave eshte perpjekja per te nxjerre ne menyre te sforcuar madje edhe duke paguar njerez per te thene gjera te paverteta. Ne e kemi pranuar qe perballimi i kesaj emergjence nuk ka qene perfekt dhe nuk mund te jete perfekt u shpreh Meta.

2010-12-11 0937

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›