Makina perplaset pas murit vdesin dy te rinj ne Gjirokaster-Tepelene
GJIROKASTR- Dy te rinj kane humbur jeten ne nje aksident qe ndodhi ne oret e para te mengjesit te sotem. Ngjarja e rende ndodhi ne aksin Gjirokaster-Tepelene rreth ores 00.03 te mengjesit dy kilometra nga fshati Mashkullor.
Sipas te dhenave te policise viktima te aksidentit jane Adrian Mamo 28 vjec nga Gjirokastra dhe Altea Hoxha 22 vjec.
Nga hetimet paraprake dyshohet se te rinjte udhetonin me shpejtesi dhe per pasoje makina tip BM me targa Tr 3076 T eshte perplasur me nje mur buze rruges dhe ka perfunduar ne fushe.